PO VJEN EL CLASICO | “Duam hakmarrje sivjet”, ylli i Barcelona-s jep mesazhin drejtuar bashkëkombësit

21 Tetor 2024
1:12
Telesport
back button

Fundjava e ardhshme sjell duelin e madh, magjine e El Clasicos mes Real Madridit dhe Barcelonës. Pas miqesores se turneut parasezonal, tashme do te jete sfida e pare zyrtare këtë sezon dhe do të luhet të shtunën e ardhshme.

Real Madrid do të jetë prites dhe Barcelona e kreut do te udhetoje në ‘Santiago Bernabeu’ në një ndeshje të zjarrtë duke marrë parasysh situatën në tabelë. Me një fitore të mundshme Reali do të barazohej me pikë me Barçën por do të merrte kreun e tabelës, ndërkohë blaugranasit me një triumf të mundshëm do të krijonin një epërsi prej gjashtë pikësh me madrilenët.

Para fillimit të kësaj ndeshje, ylli i Barcelonës, Jules Kounde ka dërguar një mesazh në drejtim të Aurelien Tchouamenit. “Këtë vit, do të hakmerrem”, ka thënë Kounde shkurtimisht për mediumin francez Telefoot. Kujtojmë se Kounde dhe Tchouameni janë shokë të ngushtë në kombëtaren e Francës.

Sidoqoftë, mesfushori i Real Madridit doli fitimtar në dy takimet e fundit në La Liga, pasi Real Madridi e mposhti Barçën edhe si prites edhe ne transferte.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit