Gavi rikthehet, madje me… shiritin e kapitenit: Sa vuajtje ta ndiqja ekipin nga jashtë, si tifoz!

21 Tetor 2024
11:34
Alfred Lleshi
back button

Fitorja 5-1 ndaj Sevilla tregoi sërish momentin e mirë që po kalon skuadra e Hansi Flick. Ky ishte rezultati i katërt i thellë i saj në këtë sezon, me së paku 5 gola të shënuar në portën kundërshtare gjatë një ndeshjeje. Lajmi i madh është se po kthehen disa nga yjet e dëmtuar, të cilët mungojnë prej kohësh.

Mbrëmë, tifozët katalanas patën kënaqësinë të shohin sërish në fushë mesfushorin Gavi, të cilit iu besua shiriti i kapitenit nga Pedri. Një gjest bashkimi dhe kohezioni fantastik, që ekziston te Barcelona. Vetë Gavi u shpreh pas ndeshjes: “Jam shumë i lumtur që u riktheva pas kaq shumë kohësh. Kisha ëndërruar për këtë moment prej së paku një muaji të tërë.

Gjëja më e keqe ka qenë të mos isha me ekipin, është shumë e vështirë t’i shikosh ndeshjet nga jashtë si tifoz. I jam shumë mirënjohës të gjithë ekipit, sepse më ka mbështetur shumë gjatë rikuperimit. Në fillim kalimi i dëmtimit u duk proces shumë i gjatë, por pak nga pak u mësova me këtë fakt.

Ndihesh me fat kur të gjithë të duan aq shumë. Falënderoj Pedrin për gjestin e tij. Të mbaja shiritin e kapitenit të Barçës ishte një nder i madh, ka qenë gjithmonë ëndrra ime”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit