Donnarumma i lidh sytë partneres, pastaj i bën propozimin e jashtëzakonshëm për martesë

21 Tetor 2024
12:06
Alfred Lleshi
back button

Alessia Elefante, partnerja e kapitenit të kombëtares italiane, Gianluigi Donnarumma, ka publikuar në profilin e saj social propozimin për martesë të marrë nga portieri i PSG-së.

Numri një i Italisë i organizoi asaj një surprizë të jashtëzakonshme, duke e çuar në një nga vendet më ekskluzive të Parisit. Donnarumma i lidhi sytë partneres së tij, pa i dhënë asnjë referencë.

Portieri e shoqëroi Alessia e tij në një dhomë me dritare të mrekullueshme panoramike, që ofron pamje mahnitëse të Parisit. Pikërisht para Kullës Eifel, pasi i hoqi mbulesën e syve, lojtari u gjunjëzua dhe i dha një unazë të mrekullueshme fejese.

Dy të dashuruarit, dukshëm emocionalë, e vërtetuan bashkimin e tyre me një puthje pasionante.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit