Motta para Shtutgartit: Ne jemi ekip modest, që gjithmonë dëshiron të përmirësohet

21 Tetor 2024
14:54
Alfred Lleshi
back button

Thiago Motta prezanton Juventus-Stuttgart, ndeshjen e vlefshme për xhiron e tretë të Champions League, e planifikuar për nesër në orën 21:00 në “Allianz Arena”. Përmes deklaratës për shtyp, trajneri bardhezi u shpreh si më poshtë:

Çfarë loje prisni?
Pres një ndeshje të kompletuar, kundërshtari ka një skuadër që shtyp shumë mirë përpara. Do të jetë një ndeshje e mirë për t’u luajtur, gjithashtu për të konkurruar.

A ishte Leipzig pika e kthesës?
Kam përjetuar një moment të bukur në atë ndeshje. Në momente të vështira kemi luftuar bashkë, edhe në pankinë kam parë energji pozitive. Dolëm nga vështirësia ndaj Leipzig, ishte fitore e merituar dhe shumë e bukur.

Ku duhet të përmirësohet ende kjo Juve?
Në çdo gjë, ne gjithmonë mund të përmirësohemi. Kjo vlen për të gjithë, duke përfshirë edhe ju gazetarët. Ne jemi të përulur, një ekip që po rritet dhe po stërvitet mirë. Duhet ta përballojmë sfidën e nesërme në maksimum.

A jeni të lumtur që keni besimin e ekipit?
Fitorja e parë që kam është të kem lojtarë të fortë. Të gjithë po shkojmë në të njëjtin drejtim, duke e ditur se mund t’i arrijmë objektivat tona personale dhe si ekip. Ne e dimë se çfarë duam dhe kemi një qëndrim të shkëlqyer. Duhet të vazhdojmë kështu.

Pse Yildiz nuk mund të godasë në portë?
Jam shumë i kënaqur me punën që bën Kenan, vë në dispozicion të gjithë cilësinë e tij. Jam shumë i kënaqur me atë që shoh. Mos harroni se është një djalë i lindur më 2005 dhe po i jep shumë ekipit. Jam i lumtur me gjithçka në Ligën e Kampionëve, ai shënoi një gol të mrekullueshëm, por jo vetëm Kenan mund të përmirësohet.

Çfarë sigurie keni për nesër? A mund të luajë Danilo?
Lojtarët e dinë këtë tashmë, çdokush mund të jetë startues në këtë ekip.

A mund të jetë Cambiaso kapiten nesër?
Po.

A mund të lindë një brez i ri trajnerësh në Champions League?
Kush e di, këtë do ta kuptojmë vetëm në fund. Ne po mendojmë vetëm për nesër, si të fitojmë.

A mund të jetë më i dobishëm McKennie nesër apo ndaj Interit?
Gjithmonë është i dobishëm, por tani mendon vetëm ndeshjen e nesërme. Vetëm ndeshja e radhës ka rëndësi, pastaj do të mendojmë për Interin.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit