Lautaro: A e prisja këtë ecuri me Interin? Sinqerisht jo, por kam punuar shumë

17 Maj 2024
10:57
Alfred Lleshi
back button

Nga skena e ceremonisë së përvitshme “Gentleman Fair Play Award”, Lautaro Martinez bëri prognozën e rinovimit të kontratës me Interin: “Po punojmë, shpresojmë të gjejmë një marrëveshje”. Drejtori i përgjithshëm zikaltër, Beppe Marotta, i bëri po ashtu jehonë deklaratës së atij:

“Ai e dha përgjigjen. Nuk ka probleme mes nesh dhe lojtarëve tanë, sepse emëruesi i madh i përbashkët është dëshira për të vazhduar bashkë. Kjo është një ndjenjë me vlerë të madhe që do të na udhëheqë. Shpresoj të arrijmë një marrëveshje me shumë lehtësi”.

Lautaro vazhdoi kështu, pasi mori çmimin me të cilin u nderua: “Jam i lumtur dhe krenar për atë që po bëj në karrierën time. Golashënuesi më i mirë i Serie A? Unë falënderoj gjithmonë shokët e skuadrës, stafin dhe të gjithë tifozët që janë gjithmonë pranë nesh”.

Mbi aventurën e tij me zikaltrit: “A e prisja gjithë këtë? Sinqerisht jo, por kam punuar shumë. Që nga dita e parë, Interi më dha një dorë të madhe, i jam mirënjohës për këtë dhe përpiqem ta demonstroj në fushë. Ne duhet të vazhdojmë në këtë rrugë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit