“Të gjithë të barabartë për kë? Për ju mediat?” Motta debaton me gazetarin. “Kalulu? Juve mund të bëjë pa të…”

21 Tetor 2024
22:22
Telesport
back button

Të gjithë lojtarët janë të barabartë, por a nuk është Kalulu pak më i barabartë se të tjerët për momentin? A është e vështirë të heqësh dorë prej tij? Këto janë dy nga pyetjet e parashtruara në konferencën për shtyp për Thiago Motta, trajneri i Juventusit, i cili në prag të ndeshjes kundër Stuttgartit – ndeshje e vlefshme për ditën e tretë të Ligës së Kampionëve – u përgjigj kështu:

Të gjithë janë të barabarte për kë? Për ju? Fakti që unë i konsideroj të gjithë si titullarë nuk do të thotë se ata janë të gjithë njësoj. Ata janë djem të ndryshëm, të cilët duhet të trajtohen ndryshe dhe të luajnë ndryshe, por pastaj pres të njëjtat gjëra prej tyre, por ato nuk janë të barabartë mes tyre, absolutisht”.

Por a mund të luash edhe pa Kalulu? “Po, patjetër që po.”

Çfarë ndeshje do të luajë nesër Juventus kundër Stuttgartit?
“Një ndeshje te plotë. Stuttgarti është një skuadër që ushtron presion shumë mirë. Shpesh me një anësor që ndërton një linjë prej 5 lojtarësh. Një ekip që më pëlqen. Do të jetë një ndeshje e mirë për të luajtur, gjithashtu për të konkurruar se kush do të dojë më shumë rezultatin. Ata luajnë shumë mirë në sulm”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit