Jules Koundé është një nga protagonistët e fillimit të shkëlqyer të sezonit të Barcelonës, e cila kryeson La Liga-n me 27 pikë të fituara në 10 ndeshje. Francezi, si qendërmbrojtës apo mbrojtës i krahut, është vërtet i pazëvendësueshëm dhe ka arritur 100 paraqitje me fanellën Blaugrana në ndeshjen e fituar të dielën kundër ish-skuadrës së tij, Sevilla:
“Kam arritur 100 ndeshje me këtë fanellë, tani synoj edhe 100 të tjera. Ndeshja kundër Sevilla ishte shumë e veçantë për mua për tri ayrse kryesore: rikthimi i Gavit, të luajturit kundër ish-klubit tim, plus rrumbullakimi i 100 paraqitjeve me Barcelonën”.
Një mendim për rikthimin e Gavit në fushë, pas 11 muajsh: “Jemi shumë të lumtur për të, kanë qenë 11 muaj shumë të gjatë dhe të vështirë, sidomos duke ditur se si është Gavi, i cili gëzohet kur del në fushë. Jemi shumë të lumtur për të, ishte tejet e rëndësishme që t’i rikthehej të luajturit. Pak nga pak do të fitojë besimin e duhur”.