Te Juventus të bindur për ta mbajtur, do të shpenzojnë 35 milionë euro për kartonin e portugezit

22 Tetor 2024
12:18
Telesport
back button

Një fillim i shkëlqyeshëm i sezonit nga Francisco Conceicao me fanellën e Juventus duket se ka bindur klubin bardhezi që të investojë tek anësori portugez.

21-vjeçari, djali i Sergio Conceicao, ka ardhur në formë huazimi nga Porto, deri në fund të sezonit. Detajet me klubin portugez do të përcaktohen së shpejti.

Gjithsesi, lojtari do të kushtojë rreth 30-35 milionë euro për Juventus, që synon të blejë 100% kartonin e tij. Aktualisht klubi italian ka paguar 7 për huazimin vjetor.

Conceicao është aktivizuar në total vetëm në 4 ndeshje këtë sezon (3 në Serie A) dhe ka realizuar 2 gola (1 në kampionat). Kaq ka mjaftuar që ai të konsiderohet si një përforcim i rëndësishëm për të ardhmen.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit