“Motta ka stil dhe është empatik si Lippi, e imagjinoj të zjarrtë në dhomat e zhveshjes”

22 Tetor 2024
14:08
Alfred Lleshi
back button

Ciro Ferrara, ish-mbrojtësi i Juventusit dhe tani komentator i DAZN, ka dhënë një intervistë të gjatë për “Gazzetta dello Sport”, duke krahasuar Thiago Motta me Marcello Lippi: “Lippin e shoh në stilin dhe aftësinë e tij për të krijuar ndjeshmëri me grupin.

Përshtypja është se Motta shfaqet i qetë në publik, por i zjarrtë në dhomat e zhveshjes, ashtu si Lippi. Unë e kam përjetuar zemërimin e Marcellos. Stilin e tij e shoh përsëri te Juventusi i Motta, por do të ndaloja këtu me krahasimet”.

A është Thiago Motta më përpara apo më prapa sesa e kishit imagjinuar në verë?
Kjo varet nga këndvështrimi juaj. Fakti se ka pësuar pak gola është shumë pozitiv, mbi të gjitha sepse është e qartë se i gjithë ekipi është i përfshirë në fazën e mbrojtjes. Mbi të gjitha në mesfushë nuk ka gjetur ende një strukturë të përcaktuar. Në futboll është e rëndësishme ta motivosh të gjithë skuadrën, por për të arritur triumfues deri në fund ju duhet siguria dhe një formacion tipik.

A ka ndonjë lojtar i Juventusit të sotëm të Motta, që do të kishte gjetur hapësirë ​​në ekipin bardhezi të vitit 1996?
Jo, me respektin maksimal për Juventusin aktual. Nëse Juventusi ynë fitonte gjithçka, ishte sepse kishte krijuar diçka perfekte. Unë nuk do të ndryshoja asgjë në atë ekip, as magazinierin.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit