Haaland, projekti i madh i Laportës për të rikthyer Barcelonën e lavdishme

22 Tetor 2024
16:50
Telesport
back button

Vera 2025 do të jetë vendimtare për Barcelonën. Presidenti Laporta kërkon të ndryshojë perceptimin publik për klubin, si një klub që rritet dhe shton vlerën në marketing.

Plani për këtë është blerja e Haaland. Jo vetëm për cilësitë, por sidomos për të treguar se Barcelona mund të përballojë blerjen e yjeve botërorë.

Me pak fjalë, norvegjezi është synimi kryesor i katalanasve, por kostoja e tij mund të shkojë në 100 mln euro, nëse ende nuk dihet ndonjë klauzolë specifike për largimin e tij.

Në radhë pas tij janë dy emra të tjerë, Alexander Isak dhe Darwin Nunez. Kushtojnë më pak dhe kanë thuajse të njëjtin impakt sportivisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit