“Kisha 500 mijë euro para meje dhe kisha depresion!” Ish-lojtari i kombëtares franceze hap zemrën për fansat

22 Tetor 2024
17:05
Telesport
back button

Futbollistët konceptohen si njerëz që Zoti u ka dhënë të gjitha të mirat dhe se jeta e tyre është perfekte, por kjo jo gjithmonë është e vërtetë.

Yann M’Vila, aktualisht lojtar i Caen në kategorinë e dytë të futbollit francez, së fundmi ka rrëfyer për momentet kur ka qenë në depresion.

Ish-lojtari i kombëtares franceze ka treguar detaje domethënëse të jetës, që nuk duhen nënvlerësuar. “Nuk them dot se paratë nuk sjellin lumturinë, sepse i lehtësojnë gjërat, por po ju them një gjë. Kur isha në fillim të karrierës, merrja 500 mijë euro neto në muaj. Në dy muaj kisha 1 milion euro, por isha ulur në dhomë krejt i dëshpëruar”.

“Edhe pse kisha 500 mijë euro në tavolinë, ato nuk kishin dobi. Kur të kap depresioni, nuk ke shpëtim pa sakrifica. Kam praktikuar joga dhe kam marrë pilula”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit