Flick harron gjithçka: Bayern Munich i përket së shkuarës, tani jam tam trajner i Barcelonës

23 Tetor 2024
14:08
Telesport
back button

Hansi Flick, trajneri i Barcelonës, do të luajë sot në Champions League kundër Bayern Munich, ndaj skuadrës ku dikur fitoi gjithçka si trajner. Madje, kur ka qenë në stolin e bavarezëve, mposhtte pikërisht katalanasit në këtë kompeticion, por tashmë situata është krejt e kundërta.

Shumë gjëra mund të ndodhin në ndeshje dhe ato mund të evoluojnë në një mënyrë që ne nuk e presim. Çdo ndeshje është e rëndësishme në këtë periudhë, por ne ecim hap pas hapi. Bayern është një ekip që luan shumë mirë, me lojtarë të jashtëzakonshëm, që bëjnë presing dhe mbajnë topin”, tha Flick.

I pyetur nëse ndjen nostalgji ër kohën kur drejtonte Bayern, ai shton: “E kaluara nuk vlen, e tashmja vlen. Çfarë ka ndodhur në të kaluarën nuk mund ta ndryshojmë, por ne mund të përcaktojmë se çfarë do të ndodhë në të ardhmenr. Duam të përgatitemi mirë dhe të japim më të mirën tonë. Ne duam të fitojmë me Bayern”.

Aventura te Bayern ishte e veçantë në jetën time, është një klub i madh dhe kam shumë marrëdhënie me lojtarë. Ishte një moment i bukur, ky është kujtimi im. Por tani ka një kapitull të ri, jam shumë i lumtur që jam këtu. Tifozët na ndjekin me pasion dhe kjo na detyron të japim gjithçka”, tha Flick.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit