Mourinho për “gjyqin e shekullit”: Pres të marr medaljen e titullit si trajner i Manchester United

24 Tetor 2024
8:33
Alfred Lleshi
back button

Asnjëherë banal, José Mourinho u kthye për të folur rreth kohës së tij te Manchester United, në lidhje me mundësinë që Manchester City të penalizohet për mbi 100 akuzat në lidhje me shkeljet e përsëritura të rregulloreve financiare:

“Ne fituam ‘Europa League’, përfunduam në vendin e dytë të Premier League më 2018. Mendoj se kemi ende shanse për ta fituar atë kampionat, sepse ndoshta do ta ndëshkojnë Manchester City. Ndoshta do ta fitojmë atë kampionat dhe më pas klubi do të duhet të më paguajnë bonusin, të më japin medaljen”.

I quajtur tashmë “gjyqi i shekullit”, seanca e parë e procesit u zhvillua muajin e kaluar në Qendrën Ndërkombëtare të Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve, e cila, sipas ekspertëve, nuk do të përfundojë për disa javë.

Ky është momenti i së vërtetës për fatet sportive, të tashme dhe të ardhme, të Manchester City, klubit më të fortë në Angli, fitues i katër kampionateve të fundit. Ky proces gjyqësor parashikohet të ketë pasoja potencialisht katastrofike në nivel sportive për “qytetarët”.

“Special One”, tani në stolin e Fenerbahce, shtoi se e do Manchester United dhe shprehu mbështetjen e tij për trajnerin aktual Erik ten Hag: “Personalisht dua më të mirën e tyre. Nëse gjërat nuk po shkojnë mirë për ta, kjo nuk është diçka që më bën të lumtur”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit