A është e drejtë të thuhet se Manchester United është në një fazë të dështuar të historisë së tij? Dikush mund të thotë: varet, duke marrë parasysh se si ishte klubi para ardhjes së Sir Alex Ferguson.
Por më pas është paranteza e firmosur nga skocezi, një fitore në Europa League me José Mourinho dhe vetëm një Kupë e Ligës pas tij, vetëm një vit më parë, me Ten Hag. Por sa shpenzoi United për të fituar këtë trofe?
Ndoshta është më mirë të mos bëjmë llogaritë se sa janë paguar Maguire, Anthony, Martial, Casemiro, Bruno Fernandes, Varane ose Shaw. Kjo do të ishte shumë e thjeshtë.
Më pas është Jadon Sancho. U mor për 100 milionë euro, u bë kokë turku për drejtuesit dhe Ten Hag dhe u huazua te Borussia Dortmund.
Të mërkurën, Sancho luajti një ndeshje të jashtëzakonshme, duke shërbyer një asist perfekt të shpërdoruar më pas nga Fullkrug.
Sancho është simboli i fazës së falimentimit të Ten Hag. Ai duhet të luajë në një finale të FA cup, është e vërtetë, kundër kushërinjve të zhurmshëm, Manchester City.
Por ai është jashtë Champions League – doli i katërti në një grup me Galatasaray dhe Copenhagen – i gjashti në renditjen e Premier League, duke kërkuar vazhdimisht dikë që të fajësojë për mungesën e rezultateve.
Sanço ishte i qartë pas ndeshjes: pyetjes a do të qëndrosh te Dortmund, ai u përgjigj: “Nuk e di për momentin”. Ndoshta ai shpreson të kthehet në United, këtë herë si protagonist.