Raphinha, pas “hat-trick”: Ndeshja ime më e mirë në Champions nuk ka ardhur ende

24 Tetor 2024
10:38
Alfred Lleshi
back button

Një mbrëmje e veçantë, për të mos thënë më e mira e karrierës, ajo që përjetoi Raphinha. Para ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Bayern Munich, lojtari brazilian festoi paraqitjen e tij të 100-të për Blaugranët me një fanellë speciale.

Më pas në ndeshje shënoi “hat-trick” dhe gjithashtu fitoi çmimin “Man of the Match” nga UEFA. Me pak fjalë, një natë plot lavde për forcën lëvizëse të Barçës këtë sezon. Në fund të ndeshjes, sulmuesi brazilian u shpreh kështu:

“Kjo është një mbrëmje shumë e lumtur. Do ta nis duke thënë se jam shumë i lumtur për ndeshjen, për atë që bëmë të gjithë. Në total ishte një ndeshje shumë e mirë për ne. Kjo ishte fitorja e dytë në Ligën e Kampionëve, tani mendojmë për ndeshjen e radhës. A ishte kjo, ndeshja ime më e mirë në Ligën e Kampionëve? Deri tani po. Megjithatë, ndeshja ime më e mirë nuk ka ardhur ende”.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit