Forma e yllit të Dortmund pak para finales së Champions-it çmend rrjetet sociale

17 Maj 2024
15:10
Denis Hakanaj
back button

Pak më shumë se dy javë para finales së Champions League mes Borussia Dortmundit dhe Real Madridit, e planifikuar për të shtunën më 1 qershor në Wembley, një çështje vërtetë ka shpërthyer rreth skuadrës verdhezi.

Mediat gjermane në fakt po ngrenë pyetje për gjendjen fizike të Niklas Sule. Nga fotot e seancave të fundit stërvitore duket se 28-vjeçari është në një gjendje shumë të keqe me disa kilogramë shtesë të shtuar vetëm pak javë pas fitores ndaj PSG-së.

Rasti mediatik shpërtheu pas fotove të publikuara nga Borussia Dortmund nga seancat e fundit stërvitore. Klubi gjerman në fakt po përgatitet për javën e fundit të Bundesligas kundër Darmstadt.

Një ndeshje që nuk do të thotë asgjë për sa i përket renditjes, duke qenë se skuadra e Terzicit tashmë është e sigurt për vendin e pestë që vlen kualifikimin në Champions League.

Megjithatë, ajo që është shqetësuese është afërsia e finales së Wembley kundër Real Madridit, duke pasur parasysh gjendjen e Niklas Sule. Ish-lojtari i Bayern Munichut ka përfunduar në shënjestrën e tifozëve për formën e tij fizike.

Në fakt, fotot nuk lënë vend për dyshime dhe duket se nuk ka gjasa që situata të përmirësohet për pak më shumë se dy javë. Sipas të gjitha gjasave, Terzic duhet të zgjedhë të njëjtën mbrojtje si në ndeshjen e dyfishtë kundër PSG-së, me Schlotterbeck në krah të kapitenit  Hummels.

Forma e Sules nuk kaloi pa u vënë re as nga Julian Nagelsmann, trajneri i Gjermanisë, i cili vendosi ta përjashtonte nga lista e lojtarëve të grumbulluar për Kampionatin Europian që do të zhvillohet muajin e ardhshëm pikërisht në Gjermani.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit