UFC-308/ Sërish spektakël në Abu Dhabi: Në kafaz ngjiten katër kampionë dhe një duel për titull

25 Tetor 2024
9:22
Telesport
back button

Në Abu Dhabi do të zhvillohet këtë fundjavë eventi UFC-308 në artet marciale mikse. Në kafaz do të ngjiten disa nga yjet e këtij sporti, ndërkohë që do të zhvillohet edhe një duel për titullin kampion.

Ne peshën “featherweight” (pesha deri 66kg) do të duelojnë kampioni i botës në fuqi, gjeorgjiani Ilia Topuria dhe sfidanti amerikan Max Holloway.

Topuria (15 fitore e asnjë humbje në kafaz) e fitoi këtë titull në shkurt të këtij viti dhe do ta mbrojë atë për herë të parë në karrierën e tij. Ndaj, ai shihet favorit për këtë sfidë.

Përballë tij është një veteran i kësaj peshe, Holloway (26 fitore e 17 humbje), ish-kampion bote në këtë Divizion, që ka fituar tri sfidat e fundit dhe kërkontë rikthehet në majë.

Një tjetër duel interesant është ai i peshës së mesme mes Robert Whittaker (ish-kampion bote në këtë peshë) dhe Khamzat Chimaev (ky i fundit nuk ka asnjë humbje, 13 fitore).

UFC-308, duelet kryesore

Elia Topuria – Max Holloway

Robert Whittaker – Khamzat Chimaev

Magomed Ankalaev – Aleksandar Rakic

Lerone Murkphy – Dan Ige

Sharabutdin Magomedov – Armen Petrosyan

Lajme të tjera

Lajmet e fundit