Georgina Rodriguez lufton me sëmundjen, ja pse i kaloi 4 ditë shtruar në spital

25 Tetor 2024
13:08
Alfred Lleshi
back button

Edhe pse zakonisht në rrjetet sociale ndan anën më të mirë të jetës së saj me Cristiano Ronaldon dhe pesë fëmijët e tyre, Georgina Rodriguez bëri një përjashtim kësaj here. Ajo u tregua e sinqertë me mbi 64 milionë ndjekësit në rrjetet sociale, duke zbuluar problemin shëndetësor për të cilin ka përfunduar ditët e fundit në një klinikë në Arabinë Saudite.

Ndikuesja dhe sipërmarrësja ndau një foto përmes së cilës zbuloi problemin shëndetësor. “Më në fund jam kthyer në shtëpi, – ka shpjeguar Georgina në Instagram dhe më pas ka shtuar: – Kam kaluar katër ditë në spital me pneumoni. Tani jam më mirë, por ende po shërohem në shtëpi me familjen time”.

Me t’u kthyer në shtëpi, Georgina Rodriguez gjeti një pritje spektakolare nga fëmijët e saj dhe në veçanti Cristiano Junior, i cili e befasoi me një buqetë me lule dhe një kartolinë me mesazh dashurie.

Mund të jetë një imazh i 2 persona, njerëz që luajnë futboll, persona që luajnë futboll dhe kostum

Modelja gjithashtu ka dashur të falënderojë profesionistët e “Saudi German Health” për vëmendjen dhe kujdesin e tyre përballë sëmundjes së saj, e cila e detyroi të shtrohej në spital: “Ata u kujdesën për mua mrekullisht, iu jam shumë mirënjohëse. Faleminderit për gjithçka për këto ditë”!

Dalja e fundit publike e Georgina Rodriguez u bë vetëm pak ditë më parë, pikërisht më 18 tetor. Partnerja e Cristiano Ronaldos ishte ylli i madh i “Javës së Modës në Riad”, ku mori pjesë në sfilatën e markës së fustaneve të nusërisë “Fatima Alabdulqader”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit