Brunilda Gjura shkruan historinë: Shqipëria kualifikohet për herë të parë në top 16 në FIA Motorsport Games!

27 Tetor 2024
2:29
Telesport
back button

Brunilda Gjura shkruan historinë: Shqipëria kualifikohet për herë të parë në top 16 në FIA Motorsport Games, të cilat janë lojëra olimpike në Motorsport. Garojnë 82 shtete në 46 disiplina, 646 pilotë. Shqiperia merr pjesë me 7 garues në 5 disiplina.

Brunilda është kualifikuar në top 16, në autoslalom electric. Bashkë me të dhe Matias Mirdita dhe ne Esport, Kristi Nani.

Profili – Brunilda Gjura është garuese profesioniste pranë Prishtina Racing Team që ngaviti 2019. Por fillet e këtij pasioni janë që ngaviti 1999, kur nëmoshën 9 vjeçare imësoi edhe teknikat e para të ngasjes së motorit dhe drejtimit të mjetit.

Në mënyrë profesionale, Brunilda, nga viti 2019 është garuese e licencuar nga Federata e Auto Sportevetë Kosovës (FASK), në disiplinat auto slalom dhe garamalore.

Në mesin e garuesve, njihet si një ndër garueset më entuziaste e që thuajse nuk kamunguar në asnjë garë që nga fillimi. Si rrjedhojë e konsistencës dhe rezultateve maksimale për 3 vite radhazi, është edhe garuesja e parë grua shqiptare, fituese e çmimit prestigjoz “Helmeta e artë”.

Aktualisht, Brunilda, po ndjek programin e mentorimit të grave në motorsport, Ëomen In Motorsport, ËIM, që organizohet nga Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit, FIA.

Brunilda në vazhdimësi ka garuar për kauza të ndryshme, si ndërgjegjësimi për pjesëmarrjen e grave në autosport, fushata sensibilizuese për kancerin e gjirit, si dhe ka organizuar fushatën “Më motivo! Mos më gjyko!”, në mbështetje të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Jo vetëm si garuese por edhe si aktiviste, ka kontribuar në hartimin e “Ligjit për Sport”. Ka shërbyer siurë lidhëse mes institucioneve dhe garuesve, për të kërkuar-ofruar shërbime më dinjitoze për sportin dhe sportistët.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit