Manchester United luan sot ne fushen e West Ham në kuadër të javes së nëntë në Ligën Premier.
45 minutat e para të kësaj ndeshje kanë përfunduar me rezultatin barazim 0-0. Megjithatë Djajtë e Kuq kanë pasur rastin e artë për të kaluar në epërsi në minutën e 32-të.
Bruno Fernandes shërbeu bashkëkombësin e tij Diogo Dalot me një top të gjatë dhe mbrojtësi kaloi edhe portierin vendas.
Megjithatë përkundër se ishte i papenguar nga askush dhe me portën bosh, portugezi gjuajti mbi portë duke humbur rastin më të mirë.
https://x.com/APresserV2/status/1850546673807765686
Në rrjetet sociale kjo po konsiderohet si rasti i humbur me i cuditshem.