Bayern harron disfatën me Barcelonën duke fituar 0-5 kundër Bochum në kampionat. Për skuadrën e Kompany shënuan thuajse të gjithë lojtarët ofensivë.
Goleadën e nisi sulmuesi francez Olise pas 16 minutash lojë. Një gol i tij mungoi në Barcelonë, por kampionati gjerman për të është bërë tepër i thjeshtë që në sezonin e tij të parë.
Për ta siguruar fitoren që në pjesën e parë mendoi gjermani Musiala, i cili shënoi golin e dytë në të 26′. Ndeshja në pjesën e dytë do të kthehej në makth total për vendësit.
Harry Kane 58′, Sané 65′ dhe Coman 71′ shënuan tre gola të tjerë për rekordmenët e Bundesligës, të cilët treguan edhe një herë se në Gjermani nuk do të tolerojnë si në sezonin e kaluar.