Arsenal-Liverpool ishte super sfida e kësaj fundjave në Premier League, mbyllur 2-2, me të dyja skuadrat që u kënaqën me nga një pikë në pamundësi për të treguar se njëra është më e fortë se tjetra.
Liverpool mund të shënonte që në minutën e 15-të, por Salah nuk u tregua i saktë përpara porte. Goli i barazimit për “Të kuqtë” erdhi në të 18′, me Van Dijk i cili shënoi me kokë.
Gabriel Martinelli u rrëzua brenda zonës në të 32′ dhe vendasit kërkuan penallti, por VAR-i sinjalizoi se nuk ishte një ndërhyrje për t’u ndëshkuar me 11-metërsh.
Mikel Merino në minutat e fundit të pjesës së parë u bë heroi i Arsenalit duke shënuar golin e avantazhit dhe kështu u mbyllën 45 minutat e para.
Pjesa e dytë pati po aq ritëm sa pjesa e parë. Mohamed Salah në të 82′ shënoi golin e barazimit për Liverpool, i asistuar nga Darwin Nunez. Arsenali tentoi të shtojë më shumë aksionet sulmuese, por pa rezultat. Ndeshja u mbyll në “paqe” dhe me 4 gola.