Motta: “Interi nuk e vrau ndeshjen kur e kishte shansin, por ajo që ndodhi 94 minuta…”

28 Tetor 2024
0:46
Telesport
back button

Thiago Motta pranon se Interi “kishte shanset për të vrarë ndeshjen” dhe e la Juventusin të barazonte në një rezultat 4-4 duke leshuar ne mbrojtje.

Bardhezinjte në një moment u duken sikur kishin mbaruar, duke qene 4-2 në San Siro dhe duke parë vazhdimisht Michele Di Gregorio të bënte pritje akrobatike për të mbajtur rezultatin ne ato shifra.

Gjatë kulmit të atij presioni, Thiago Motta futi Kenan Yildiz nga pankina dhe turku arriti te shënoje dy gola, duke u kthyer në lojë për një rezultat të jashtëzakonshëm 4-4.

“Ne pesuam dy penallti në situata të komplikuara, por e mbajtëm veten në lojë. Natyrisht, u bë më e vështirë pas golit të katërt, pasi Interi luajti mirë dhe kishte shanset për të vrarë ndeshjen, por nuk e bënë”, tha Thiago Motta për Sky Sport Italia.

“Duhet ta analizojmë këtë lojë, pasi ka pasur shumë maja dhe ulje, por kjo është një lojë ku duhet të jemi ne fushe për 94 minuta, jo këto ulje-ngritje. Megjithate, te barazosh ne fushen e Interit qe eshte kandidat per fitimin e titullit, nuk eshte rezultat i keq”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit