Guardiola: Jemi krenarë për Rodrin, fitimi i ‘Topit të Artë’ nuk imagjinohej dot te Manchester City”

30 Tetor 2024
8:30
Alfred Lleshi
back button

Në prag të ndeshjes së “Carabao Cup” kundër Tottenhamit, si zakonisht trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, doli në konferencën për shtyp dhe iu iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve. Ashtu siç pritej, vëmendja u zhvendos te triumfi i Rodrit për “Topin e Artë” karshi Vinicius Junior.

“Çfarë mund të them? Së pari, dua ta uroj Rodrin, – ishin fjalët e para të raportuara nga BBC, – me gjithë familjen dhe miqtë e tij. Ky është një lajm i jashtëzakonshëm për të dhe të gjithë ne. Ka lumturuar pa masë Manchester City, të gjithë tifozët tanë. Jemi kaq krenarë për të, nuk mund ta imagjinonim kurrë që një lojtar nga Manchester City mund ta fitonte këtë çmim prestigjioz.

Shpresoj t’i japë më tepër energji për t’u rikuperuar mirë për sezonin e ardhshëm dhe për t’u rikthyer sa më i fortë me ne. Si klub, jemi shumë të lumtur që Rodri është lojtari i parë nga Manchester City, e cili e fiton këtë çmim. Është një triumf si titulli i Premier League apo Champions League, jemi shumë krenarë”.

Më pas, Guardiola u pyet për vendin e dytë të Vinicius Jr., verdikt zhgënjyes për brazilianin dhe i papranueshëm për Real Madridin: “Sigurisht, nëse Vinicius do të kishte fituar, do të kishte qenë më se e merituar. E njëjta gjë vlen edhe për Erling (Haland), vitin e kaluar”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit