Ruud van Nistelrooy, trajneri aktual i përkohshëm i Manchester United qe do të duhet të zëvendësojë Erik ten Hag përkohesisht, pasi holandezi u shkarkua nga pronarët, e di dhe vete se eshte ceshtje kohe perpara se te largohet!
Në fakt, këtë mbrëmje Djajtë e Kuq do të jenë menjëherë në fushë për turin e katërt të Carabao Cup ndaj Leicesterit dhe nuk do të ketë kohë për të metabolizuar, megjithatë 48-vjeçari, aktualisht në pankinë pasi ishte ndihmes i Ten Hag, kërkon për të thënë fjalë të rëndësishme për largimin trajnerit kryesor.
“Siç jam i sigurt që të gjithë mund ta imagjinojnë, unë po i shkruaj këto fjale me shumë emocione të përziera. Erik ten Hag më ktheu te Manchester United në verë dhe, megjithëse kam qenë vetëm pjesë e stafit stërvitor për disa muaj, unë do t’i jem gjithmonë mirënjohës atij që më dha këtë mundësi dhe jam i trishtuar që e shoh larg”, tha Van Nistelrooy.
“Edhe nëse vetëm në baza të përkohshme, është një nder i madh të menaxhoj klubin që dua, për sa kohë që më kërkohet ta bëj këtë. Mund të premtoj se do të vazhdoj të jap gjithçka, në çfarëdo kapaciteti, për të provuar se i jam mirenjohes ketij klubi”.
“Tani është koha që të gjithë në klub të punojmë së bashku, të japim gjithçka dhe të ndryshojmë rrjedhën e këtij sezoni derisa të kemi kohë. Nga përvoja ime si lojtar dhe ndihmes trajner këtu, mund të them me siguri se kur lojtarët, stafi dhe tifozët bashkohen, Manchester United mund të jetë i pandalshëm”.