Victoria Beckham konsumon vetëm mëngjes dietik “për muskujt”; ja çfarë ha çdo ditë

2 Nëntor 2024
9:25
Alfred Lleshi
back button

Victoria Beckham është e famshme për dietën e saj të përditshme strikte dhe super të shëndetshme. Bashkëshorti David Beckham zbuloi një herë se ish-këngëtarja e “Spice Girls” ha gjithmonë të njëjtën pjatë për darkë, domethënë peshk të pjekur në skarë dhe perime në avull.

Pra, rrallë largohet nga pjata e saj e preferuar dhe dietike. Megjithatë, duket se Victoria nuk është po aq e çuditshme me mëngjesin e saj. Shoqja e saj më e mirë, Eva Longoria, ka zbuluar në një intervistë për “MailOnline” se Victoria përgatit role me vezë dhe avokado çdo mëngjes.

“Victoria Beckham dhe unë hamë të njëjtin mëngjes, – saktësoi Eva Longoria. – Siç thonë ekspertët, duhen konsumuar ushqime të pasura me proteina dhe pak yndyrë, të cilat mbështesin shëndetin dhe ngopjen e muskujve, pa shtuar kalori të tepërta.

Avokado shton yndyrna të shëndetshme dhe fibra, duke promovuar shëndetin e zemrës dhe stabilizuar nivelet e sheqerit në gjak, gjë që ju ndihmon të mbani energji gjatë gjithë mëngjesit. Së bashku ato ofrojnë një kombinim të ekuilibruar të proteinave, yndyrave të shëndetshme dhe lëndëve ushqyese thelbësore, ideale për një fillim të mirë të ditës”.

Në të kaluarën, Victoria Beckham ka pranuar se nuk pëlqehet kurrë në tavolinë, edhe kur shkon në restorant: “Ndoshta për shumë restorante jam makthi i tyre më i keq, sepse i dua perimet të ziera në avull, të kalitura me uthull balsamike. Preferoj që ushqimi të gatuhet shumë thjesht, nuk duroj dot vaj, gjalpë apo salca. Nuk ha fare mish, ndryshe nga burri im David dhe fëmijët”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit