Ndeshja e shumëpritur e kësaj të diele në Premier League, Manchester United – Chelsea, u mbyll në ekulibra të plotë me rezultatin 1-1.
Pjesa e parë e takimit pati mjaft raste shënimi, por asnjëra skuadër nuk ia doli të gjente rrjetën. Loja u zhbllokua në 45 minutat e dyta.
Për “Djajtë e kuq” shënoi Bruno Fernandes, i cili u duk sikur u clirua pas disa javësh me probleme. Chelsea, ndërkohë, barazoi me Caicedon.
Me këtë rezultat, Chelsea e sheh veten në vendin e katërt në renditjen e Premier League, kurse Manchester United mbetet gjithnjë e më poshtë, tashmë i 13-ti.