Arbitri i futbollit vishet se Bin Laden në një festë, federata e pezullon

5 Nëntor 2024
8:17
Alfred Lleshi
back button

Gjyqtari i Ligës Australiane të Futbollit (AFL), Leigh Haussen, nuk do të gjykojë asnjë ndeshje të javës së parë të sezonit të ardhshëm (i cili fillon në mars 2025) për shkak të “sjelljes së papërshtatshme”.

Federata e njoftoi vendimin të hënën dhe arsyeja është vërtet e pabesueshme. Haussen kishte veshur një kostum si Osama bin Laden, themeluesi i grupit militant të Al-Kaeda, i vrarë në vitin 2011 nga forcat speciale të SHBA-së.

Ai e kishte bërë këtë gjatë një feste të arbitrave australianë të futbollit, në fund të sezonit. Tema e mbrëmjes, e mbajtur në dhomën private të një restoranti në Melburn, ishte “personazhet e viteve 2000″.

Një kostum “i papërshtatshëm, fyes dhe me shije të dobët”, sipas federatës, ndërsa Haussen kërkoi falje: “Më falni, bëra një gabim gjykimi, nuk kisha ndërmend të ofendoja askënd”.

Për të qenë të saktë, Haussen është një arbitër “footy”, sport që përzien regbinë dhe futbollin, shumë i popullarizuar në Australi, i cili drejtohet nga AFL.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit