Erik ten Hag mendohej se kishte vendosur vulën për transferimin e Joshua Zirkzee në verë te Manchester United, por një prapaskenë e fundit tregon të kundërtën.
Përtej faktit se janë të dy holandezë, ish-tekniku i Manchester United ka qenë kundër blerjes së sulmuesit. Transferimi i tij nga Serie A në Premier League duket se ka qenë vendim 100% nga klubi.
Kjo edhe tregon sesa probleme të brendshme ka Manchester United. Aty nuk është një staf që merret me strategjinë e merkatos, por disa persona me gjykime të ndryshme, të cilët nuk bëhen bashkë.
Ten Hag është befasuar dhe është acaruar me Zirkzee, kur ky i fundit ka mbërritur në Manchester. Ish-lojtari i Bayern raportohet se është paraqitur mbipeshë. Ten Hag është ankuar për mungesën e angazhimit të Zirkzee.