Portieri Andre Onana duket se ka qenë shumë i lidhur me trajnerin Ten Hag. Ai nuk donte që holandezi të shkarkohej nga Manchester United.
“Kur mora vesh se Erik ten Hag po shkarkohej, u ndieva keq. Nuk është e lehtë kur lojtarët marrin vesh se trajneri po largohet. Gjithsesi, klubi për këtë është, të marrë vendime”.
“Kam punuar me të dhe mendoj se është një trajner i mirë. Unë edhe sot kam marrëdhënie shumë të mirë me të. Pse gjërat nuk funksionuan? Epo, ne nuk fituam mjaftueshëm ndeshje, kaq. Ai në fund pagoi për këtë”.
“Lojtarët dhanë gjithçka, por nuk funksionoi. Më vjen keq për këtë”.