Talenti Edon Zhegrova nuk e ka harruar, 12 vite më parë lindi dashuria e tij për Milanin. Afron mbyllja e rrethit?!

7 Nëntor 2024
20:32
Telesport
back button

Edon Zhegrova tashmë është ekspozuar. Mes klubeve tek të cilat do të donte të luante në të ardhmen është sidomos Milani dhe kampionati i Serie A. Talenti shqiptar i Kosovës, që aktivizohet dhe po shkëlqen te Lille, ka folur pa filtra dhe i ka konfirmuar dy herë gazetarit Gianluca di Marzio se “më pëlqen shumë Milani, shumë!” duke theksuar se në Kosovë ka shumë ndikim Serie A dhe ekipe si Milan, Juventus dhe Inter.

Por, dashuria e Zhegrovës për ngjyrat kuqezi daton shumë vite më përpara, në fakt në vitin 2012, kur ishte ende shumë i ri dhe në një Milan Junior Camp të zhvilluar në Kosovë, ai fitoi çmimin si futbollisti më i mirë dhe u çmua pikërisht nga klubi kuqezi.

U duk sikur do të provohej me të rinjtë kuqezi por nuk e pati atë shans dhe karriera e tij vazhdoi në Belgjikë nga ku hodhi hapat e parë si profesionist te Genk pasi kishte luajtur me moshat e Flamurtarit, Prishtinës, Standart Liege dhe Sint-Truiden. Pas sezonit të mirë me Genk firma te Base në Zvicër dhe më pas, kalimi i madh në Ligue 1 te Lille për 7 mln euro.

Zhegrova lindi në Herford të Gjermanisë nga prindër kosovarë nga fshati Dobrajë e Madhe i Lipjanit, i cili më vonë do të ishte vendbanimi i tij i përkohshëm pasi familja e tij u kthye në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, pas përfundimit të Luftës së Kosovës.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit