Një lajm aspak i mirë ka mbërritur dje për kuqezinjtë. Në ndeshjen ndaj Cagliari, trajneri i Milan, Paulo Fonseca, nuk do të ketë në dispozocion sulmuesin Alvaro Morata.
Spanjolli pësoi një dëmtim në kokë në stërvitje, pas një përplasjeje me Pavlovic. Për pasojë, ai nuk do të grumbullohet për ndeshjen jashtë fushe, në Sardenjë.
Mësohet se Morata është transportuar menjëherë në spitalin e Legnano për kontrolle të mëtejshme. Lojtari iu nënshtrua një MRI, e cila dha një rezultat negativ.
Sulmuesi spanjoll është mirë, mbetet nën vëzhgim dhe duhet të largohet nga spitali në orët e ardhshme. Ai me siguri nuk do të jetë i disponueshëm për ndeshjen e ardhshme të kuqezinjve.