AdL me “dritat fikur”: Të flasësh tani për titullin është mashtruese, po rindërtohemi. Pastaj…, kurrë mos thuaj kurrë

8 Nëntor 2024
10:57
Alfred Lleshi
back button

Mbrëmjen e së dielës, Inter-Napoli do të jetë një ndeshje normale kampionati në pamje të parë, por me pritshmëri të larta. Me numra në dorë, vendi i dytë i Serie A do të luajë kundër të parit (të ndarë me vetëm një pikë), kampionët në fuqi të Italisë do të sfidojnë një “luftëtar” si Antonio Conte.

Megjithatë, Aurelio de Laurentiis dëshiron t’i mbajë “dritat fikur”, teksa dërgon një mesazh për ekipin, por mbi të gjitha mjedisin dhe tifozët blu: “Të mendosh sot për titullin është një gabim mashtrues, që mund të bëhet akt supozimi, ndaj duhet ta shmangim. Objektivi është të kthehemi në Kupat e Europës, sepse ne jemi një ekip në ndërtim e sipër. Pastaj…, kurrë mos thuaj kurrë.

Kam parë reagime të pahijshme (ndoshta duke iu referuar tifozëve shumë të zhgënjyer pas Napoli-Atalanta), por rindërtimi i Napolit do të thotë të vendosim themelet për një të ardhme të qëndrueshme. Duhet durim, punë dhe mbi të gjitha mbështetjen e të gjithëve. Napoli është ekip i fortë dhe flamur i një qyteti që po përjeton Rilindjen, le ta shijojmë këtë fillim të shkëlqyer të sezonit. Forca gjithmonë, Napoli”.

Këtë postim në rrjetet sociale, De Laurentiis e bëri teksa po largohej për në Los Angeles, por do të kthehet për ta parë “live” supersfidën mes Napolit të tij dhe Interit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit