“Ai le të fokusohet te kampionati portugez, për Man.United kujdesem unë edhe këtë ndeshje”

9 Nëntor 2024
7:55
Telesport
back button

Trajneri i përkohshëm i Manchester United, Ruud van Nistelrooy, pas fitores 2-0  ndaj Paok në Europa League po përgatitet për sfidën e radhës, atë ndaj Lecester në kampionat. Ai thotë se skuadra është fokusuar te kjo sfidë pa menduar për trajnerin e ri Ruben Amorim, që do të vijë nga 11 nëntori në detyrë.

Për mua, tani është e rëndësishme të vazhdoj dhe të ndërtoj një skuadër që do të japë rezultat ndaj Leicester. Duhet të vijojmë nën ritmin që skuadra pati në pjesën e dytë ndaj Paok. Kjo është fitorja e parë europiane në shtëpi pas një viti, ndaj jemi të kënaqur për mënyrën se si e arritëm atë”, tha Van Nistelrooy.

Lojtarët po paraqiten mirë dhe të dielën kanë një tjetër mision të rëndësishëm përpara. Ne duhet të luajmë dhe marrim tri pikët, në mënyrë që Amorim të ketë një skuadër të karikuar kurë të nisë punën”, tha holandezi, që synon të jetë zv.trajner edhe me teknikun e ri.

Mendoj se Ruben duhet të fokusohet edhe këtë fundjavë te ndeshja ndaj Braga në Portugali, ndërsa unë do të fokusohem te Leicester. Duhet të jemi të fokusuar në punën e përditshme dhe marrim maksimumin nga ekipi. Më pas të shohim se çfarë do të ndodhë”, tha Ruud van Nistelrooy.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit