Manchester United ka hyrë në bisedime me mesfushorin e Juventusit, Adrien Rabiot.
Kontrata e lojtarit francez me Juventus-in skadon këtë verë.
Sipas La Gazzetta dello Sport, United tani është në bisedime me Rabiot për ta marrë 29-vjeçarin me kosto zero në Angli.
Rabiot iu afrua bashkimit me United dy vjet më parë, por operacioni dështoi sepse nëna dhe menaxherja i tij Veronique rritën kërkesat e tyre në minutën e fundit.
Mesfushori tani pritet të largohet nga Juventus, veçanërisht pas shkarkimit të trajnerit Massimiliano Allegri.