“Nuk e dua atë lloj jete”, Toni Kroos shpalos planet për karrierën e tij

8 Nëntor 2024
15:30
Telesport
back button

Toni Kroos nuk ka ndërmend të bëhet trajner. Kështu ka deklaruar në një intervistë të fundit. Ai nuk ndihet mirë në këtë rol.

“Nuk pendohem që vara këpucët në gozhdë, edhe pse dashuria e tifozëve ishte e jashtëzakonshme, gjë që nuk e prisja”, ka thënë Kroos.

“Kjo tregon se 10 vitet e mia në Madrid ishin një epokë e mirë dhe se kam kontribuar mirë. Më pëlqen ta kem këtë ndjesi dhe i falenderoj shumë të gjithë madrilenët”.

“Nuk mendoj të bëhem trajner. Nuk mund të them se nuk do të ndryshoj kurrë mendje, por nuk dua të jem i zënë nga mëngjesi në mbrëmje, duke udhëtuar shumë”.

“Kjo është ajo që më ka lodhur gjatë viteve. Nuk e dua më atë stil jetese”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit