Skandal në Premier, arbitri pezullohet: fyen rëndë Liverpool dhe Klopp. Ka pranuar gjithçka pas ngjarjes (VIDEO)

11 Nëntor 2024
23:30
Telesport
back button

Organizata e gjyqtarëve të Ligës Premier (PGMOL) nisi një hetim ndaj gjyqtarit David Coote pasi u shfaq në një video duke fyer Liverpoolin dhe ish-trajnerin e tyre Jurgen Klopp, duke marr një pezullim në pritje të mbylljes së hetimit. Ai fillimisht pergenjeshtroi por tani pranon se videoja virale është në fakt e vërtetë.

Coote, i cili gjykoi fitoren 2-0 të Liverpoolit ndaj Aston Villa të shtunën, u shfaq në një video që duket të jetë e disa viteve më parë, duke e quajtur trajnerin e atëhershëm të Liverpoolit, Jurgen Kloppin, arrogant, ku ia shtoi edhe një fjalë që lidhet me organin gjenital femëror.

Coote që e quajti Liverpoolin “m*t”, supozohet se videon e ka bërë pasi gjykoi ndeshjen e diskutueshme të Liverpoolin kundër Burnleyt në vititn 2020, e cila u mbyll 1-1.

Për këtë ka nisur një hetim, sepse ekziston mundësia që videoja të jetë e rreme ose e bërë me inteligjencë artificiale dhe të gjitha faktet do të shqyrtohen me kujdes. Megjithatë, ndërsa hetimi vazhdon, Coote është pezulluar dhe nuk do të gjykojë ndeshjet e Premier.

Në një deklaratë të PGMOL thuhet: “PGMOL janë në dijeni të një videoje që qarkullon në mediat sociale dhe po hetojnë”. Më vonë, një deklaratë tjetër konfirmoi: “David Coote është pezulluar me efekt të menjëhershëm në pritje të një hetimi të plotë. PGMOL nuk do të bëjë asnjë koment të mëtejshëm derisa ai proces të përfundojë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit