Disa tradita në Barcelonë duket se do të zgjasin. Raphinha u frymëzua nga Lionel Messi dhe befasoi shokun e skuadrës, Lamine Yamal, me një iPhone prej ari, me vlerë 10.000 euro.
Sukseset personale janë për t’u festuar dhe kështu, Raphinha, aktualisht kapiten i Barcelonës, porositi një telefon të tillë luksoz që t’i jepej Yamalit në shenjë njohjeje për arritjet e tij. Edhe vetë ndërkombëtari brazilian e ka trajtuar veten me një “aksesor” të tillë luksoz, siç e tregojnë edhe fotot e publikuara nga marka IDG.
Një burim zbuloi se disa yje të Barçës morën dhurata unike nga “I Design Gold”: “Raphinha ia dorëzoi Yamal-it celularin iPhone prej ari. Ishte një shenjë e miqësisë së tyre si brenda, edhe jashtë fushës. Celulari iu dha pas ceremonisë së ‘Topit të Artë’, ku 17-vjeçari fitoi trofeun ‘Kopa’.
Raphinha e kishte porositur telefonin posaçërisht për Yamal nga ‘I Design Gold’, duke e përshtatur atë sipas të gjitha preferencave të talentit blaugrana, me emrin e tij të gdhendur në anën e pasme”.