Me rastin e eventit “Hall of Fame të Futbiollit Italian” në Coverciano, ish-sulmuesi i Milan-it, Andriy Shevchenko, ka dhënë një intervistë për MilanNews.it.
– Si ju duket ky Milan? Çfarë i mungon kësaj skuadre? Do ta aktivizoje gjithmonë Leao-n?
“Nuk dua të ndërhyj të zgjedhjet teknike. Mendoj se tifozët e Milan-it presin rezultate. Ka momente ku Milan-i luan me të vërtetë mirë, siç bëri kundër Real Madrid, ishte një ndeshje fantastike.
“Milan-it i duhet vazhdimësi dhe mbi të gjitha një rrugë për të ndërtuar një skuadër të fortë, për të luftuar për titullin dhe ndoshta në të ardhmen për Champions League”.
– Të pëlqejnë sulmuesit e Italisë?
“Kam vënë re menjëherë se prej 10 vitesh Italia nuk kishte dy sulmues italianë që po luajnë mirë dhe po zhvillojnë një futboll të bukur. Më pëlqejnë Kean dhe Retegui. Shpresojmë të rriten dhe t’i japin një kontribut të madh futbollit italian”.
– A është e drejtë të mbash një kampion si Leao në stol herë pas here?
“Unë mendoj se një lojtar si Leao duhet të menaxhohet me kujdes, sepse është një pasuri e skuadrës. Mendoj edhe se Leao duhet të bëjë një hap përpara për të dhënë më shumë për skuadrën sepse kampioni nuk është vetëm ai që bën diçka në sulm.
“Kampioni është një lider, kampioni është ai që ndihmon skuadrën në momentet e vështira. Leao ka potencialin për t’u bërë lider, por tani duhet ta tregojë”.