FIFA “devijon” rregulloren dhe traditat për të ndihmuar ekipin e Messit! Botërori i Klubeve përcakton faktorin A1

12 Nëntor 2024
20:23
Telesport
back button

Inter Miami i Lionel Messit duhet të jetë një nga kokat kryesore te vazove në funksion të shortit për Kupën e re të Botës për Klube me 32 ekipe, edicioni i parë i të cilit do të mbahet në verën e vitit 2025 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Këtë e ka bërë të ditur gazeta angleze The Times, duke shpjeguar se zgjedhja i ra klubit amerikan pavarësisht eliminimit të hershëm nga play-off te Major League Soccer.

Në detaje, Inter Miami duhet të marrë pozitën A1 në shortin e turneut si ekip pritës. Në garat e mëparshme të FIFA-s, si Kupa e Botës për meshkuj dhe femra, ky pozicion ishte i rezervuar për ekipin pritës, i cili gjithashtu inauguroi turneun. Organi drejtues i futbollit botëror ka konfirmuar se Inter Miami do të hapë turneun, por ende nuk ka bërë të ditur se si do të zgjidhen tetë vazot nga 32 skuadrat pjesëmarrëse.

Inter Miami, skuadra në pronësi të David Beckham, u eliminua nga play-offi MLS në fillim të kësaj jave nga Atlanta United, që do të thotë se vendi si ekip pritës nuk do t’i shkojë ekipit kampion të MLS.

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, njoftoi tre javë më parë se klubi i Messit do të zinte vendin e rezervuar për kombin pritës pas fitimit të Mburojës së Mbështetësit të MLS, një çmim që i jepet skuadrës që arriti rezultatin më të mirë në sezonin e rregullt. Kampionët e MLS do të përcaktohen vetëm në finalen e play-off-it në dhjetor.

Besohet se FIFA donte të siguronte praninë e Messit për të tërhequr sponsorë dhe transmetues. FIFA ende nuk ka bërë të ditur se kush i ka të drejtat e transmetimit të turneut dhe nuk ka dashur të rrezikojë që Inter Miami të mos jetë kampion i MLS-së.

Rregulloret e Kupës së Botës për Klube parashikojnë që pozicionimi i vazove të vendoset nga Këshilli i FIFA-s ose komiteti kompetent, i cili do t’i ndajë ekipet në grupe përmes pozicionimit të farave dhe shortit publik, duke marrë parasysh faktorët sportivë dhe gjeografik të në masën e mundshme”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit