Ish-mbrojtësi i Real Madrid dhe Sporting, Fábio Coentrão nuk ka dyshim se Manchester United bëri gjënë e duhur duke punësuar Ruben Amorim si trajnerin e tyre të ri.
“Sporting ka humbur një pjesë shumë të rëndësishme, por unë jam i lumtur për Ruben. Ai e meriton këtë dhe shumë më tepër. Manchester United ka gjetur trajnerin më të mirë në botë… deri tani,” tha ish-lojtari.
Lidhur me zgjedhjen e João Pereira si pasardhës të Amorimit, Coentrão këshillon kundër krahasimeve. “Ruben është Ruben, João është João. Ruben tashmë ka dhënë provat që duhej të jepte dhe tani ai do të na bëjë krenarë në një vend tjetër,” tha ai, duke pranuar se ndryshimi teknik mund të ndikojë në luftën për titull:
“Kjo ndryshon gjithçka. Por Ruben e kishte në zemër Sportingun deri në sekondën e fundit dhe kushdo që shkon atje duhet të jetë inteligjent dhe të përfundojë punën që ka bërë Rubeni, pa dyshim.