Rodri është një përjashtim i madh në botën e futbollit me stilin e tij të jetesës. Ai nuk preferon makina të kushtueshme, rroba luksoze apo jetë spektakolare në rrjete sociale.
Mesfushori spanjoll as që i përdor rrjetet sociale. Me ritmet e kohëve moderne, ai duket sikur nuk ekziston, sepse nuk ka postuar kurrë një gjë nga jeta e tij në Facebook, Instagram apo Twitter.
Pas fitimit të Topit të Artë, lojtari i Manchester City ka treguar një bisedë me Alvaro Moratën lidhur me stilin e tij të jetesës sikur të ishte murg.
“Alvaro Morata më thoshte gjithmonë: ‘Ti je budalla. Nëse do të kishe rrjete sociale, atëherë do të kishe fituar Topin e Artë’. Kur e fitova trofeun, i thashë: ‘Ja, pra. Topi i Artë është në duart e mia pa rrjete sociale'”, ka thënë Rodri në një intervistë të fundit.