Interi ka barazuar 1-1 ndaj Lazios në minutën e fundit, në ndeshjen e fundit në shtëpi të Serie A, duke e nisur festën me prezantimin e trofeut trengjyrësh. Goli i Dumfries në fund shmangu humbjen në një atmosferë feste. “Do ta shijojmë këtë shfaqje me një publik të mrekullueshëm, që e meritoi këtë titull, – komentoi Simone Inzaghi në fund të ndeshjes.
– Ne kemi festuar që nga 22 prilli, ishte një udhëtim i bukur dhe një festë e pabesueshme, emocionuese. Kisha fituar një kampionati si futbollist dhe ishte diçka e mrekullueshme, por kanë kaluar 24 vite dhe tani si trajner është një kënaqësi e madhe”.
Për Inzaghin është titulli i parë si trajner: “Nuk është e lehtë, duhet të kesh fatin të punosh me klube serioze dhe të organizuara. Fillimisht te Lazio dhe më pas tek Interi kam pasur shumë mbështetje në punën time e më gjerë”.
E ardhmja e klubit po përjeton një moment të veçantë: “Për sa më përket mua, vetëm mund ta falënderoj Steven Zhang, i cili ka qenë gjithmonë një ndihmë e madhe, një president i madh. Vetëm mund ta falënderoj për këto tri vite tek Interi.
Ndihem i qetë për të ardhmen, – vazhdoi ai për DAZN. – Që nga 22 prilli jam dorëzuar pak, po shijoj festën dhe emocionet me familjen që më mbështet çdo ditë, edhe pse e marr shpesh punën time në shtëpi”.
Më vonë, në “Sky”, Inzaghi foli për një moment magjik: “Është momenti më i mirë i karrierës sime. Implikimet e korporatës? Jam i qetë, shpresoj se presidenti do t’i zgjidhë problemet, Zhang e meritonte të ishte këtu. Rinovimi? Do të ulemi me klubin dhe të flasim për këtë”.