A e mbani mend Giovani dos Santos? Ai konsiderohej si një nga talentet më premtues të futbollit, prodhim i akademisë së Barcelonës.
Ai firmosi për klubin katalanas që kur ishte 12 vjeç. Më saktë, prindërit e tij. Debutimi i tij në “Camp Nou” ndodhi kur ishte 17 vjeç. Pritej shumë prej tij.
Mediat nisën krahasimet me legjendën Ronaldinho ose e quanin “Messi i ri”. Karriera e tij, sidoqoftë, shkoi menjëherë drejt rënies.
Ai e provoi veten te Tottenham Hotspur, Ipswich Town, Racing Santander, Mallorca, Villarreal dhe Los Angeles Galaxy. Suksesi nuk erdhi kurrë.
I dorëzuar dhe pa realizuar ëndrrat, Dos Santos vari këpucët në gozhdë para tre vitesh dhe iu fut biznesit. Ai është bërë partner në kompaninë Procura Mexico, ku pritet të fitojë 500 mijë dollarë në vit.