Ndeshja mes Rumanise dhe Kosoves nuk vazhdon dhe quhet “e braktisur”! Pasi gati 1 ore, arbitri ka vershellyer tri here pasi ne fushe doli vetem Rumania dhe shkelmoi topin… Kosova ka qendruar ne dhomat e zhveshjes. Arbitri vershelleu fundin e ndeshjes edhe pse kishte ende minuta per te luajtur.
Por, çfarë thonë rregullat e UEFA-s kur kemi të bëjmë me raste të tilla?
Neni 29 i UEFA-s – refuzimi për të luajtur dhe raste të ngjashme i shpjegon të gjitha.
Nëse një klub refuzon të luajë ose është përgjegjës për një ndeshje (përfshirë çdo gjuajtje penallti) që nuk zhvillohet ose nuk luhet plotësisht, Organi i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës së UEFA-s e shpall ndeshjen të humbur nga klubi/kombëtarja në fjalë.
Për më tepër, nëse rrethanat e rastit e justifikojnë këtë, Organi i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës së UEFA-s mund të vendosë çdo masë disiplinore të mëtejshme që konsiderohet e përshtatshme për klubin/kombëtaren në fjalë, duke përfshirë përjashtimin nga gara.
Neni 29.02
Organi i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës i UEFA-s mund të vërtetojë rezultatin ashtu siç ishte në momentin kur ndeshja u pezullua nëse rezultati i ndeshjes ishte në dëm të klubit/kombëtares përgjegjës/e për pezullimin e ndeshjes.
Neni 29.05
Pas marrjes së një kërkese të arsyetuar dhe të mirë-dokumentuar nga klubi/kombëtarja e dëmtuar, administrata e UEFA-s mund të caktojë një shumë të kompensimit për humbjen financiare
Gjesti i Rrahmanit – “Mjaft, mbaroi!” Një shenjë me duar drejtuar arbitrit kryesor të ndeshjes dhe më pas thirrja “ejani shkojmë” në adresë të shokëve të tij në fushë. Amir Rrahmani ka marrë përsipër individualisht të tërheqë Kosovën nga fusha pa pyetur askënd dhe duke injoruar edhe trajnerin e tij Foda, delegatin e ndeshjes apo qoftë edhe drejtues të Federatës.
Ishin minutat e fudit të ndeshjes mes Rumanisë dhe Kosovës kur një sherr i madh i ndodhur në fushë ku pa protagonisë Rrahmanin dhe Alibec, bëri që tifozeria vendase, të niste thirrje raciste dhe gjithashtu disa të zbrisnin poshtë duke hedhur dhe sende.
Kapiteni Rrahmani, teksa do të goditej një faull për Rumaninë, ka shkuar te arbitri fillimisht dhe më pas ka tërhequr ekipin.
Mediat rumune e quajnë këtë sjellje si “paramendim dhe inskenim” nga Kosova, pasi absolutisht asgjë nuk ndodhi për të tërhequr ekipin dhe për të mos u kthyer më. Ndërkohë, mediat të gjitha shkruajnë se dhe se sherri i Rrahmanit u bë pikërisht për këtë arsye, për të ndezur gjakrat.