(VIDEO) Momenti kur nisi gjithçka, Rrahmani u grind keq me Alibec. Pastaj tifozeria rumune nisi thirrjet “Kosova është Serbi” (VIDEO)

15 Nëntor 2024
23:05
Telesport
back button

Ishin minutat e fudit të ndeshjes mes Rumanisë dhe Kosovës kur një sherr i madh i ndodhur në fushë ku pa protagonisë Rrahmanin dhe Alibec, bëri që tifozeria vendase, të niste thirrje raciste dhe gjithashtu disa të zbrisnin poshtë duke hedhur dhe sende.

Kapiteni Rrahmani, teksa do të goditej një faull për Rumaninë, ka shkuar te arbitri fillimisht dhe më pas ka tërhequr ekipin.

Tifozët rumunë që nisen thirrje raciste. Tifozët vendas janë futur në fushë, kanë hedhur edhe stola të stadiumit dhe kanë thirrur: “Kosova është Serbi”.

Policia e Rumanisë është futur në fushë, ndërsa janë hedhur sende nga huliganët rumunë. Lojtarët e Kosovës janë futur në dhomat e zhveshjes, pasi siguria e tyre rrezikohej.

VIDEO

Lajme të tjera

Lajmet e fundit