Mesfushori i Rumanise dhe Cagliarit, Răzvan Marin akuzoi kosovarët se nuk kishin respekt për futbollin kur vendosën të largoheshin nga fusha gjatë duelit në Arenën Kombëtare.
“Nuk dua as të mendoj se çfarë kanë bërë. Është mungesë respekti për futbollin. Dhe ne u shamë me ta, por nuk dolëm. Tani do meremi te dëgjojmë se çfarë bërtet në tribuna? Ishte nje këngë në fund. Ata ndoshta e panë se nuk mund të fitonin dhe u larguan. Ata ndoshta e prisnin diçka të tillë. Doja t’i ofendoja, por nuk mund të përballem me personazhe të tillë…
Thirrje raciste? Po kur na bëjnë ne ciganë? Nuk mendoj se kemi luajtur një lojë të mirë sonte. Me siguri do të fitojmë 3-0 në tavolinë. Kaq ka për të thënë”, tha Răzvan Marin.