Në fund të ndeshjes, portieri i kombëtares rumune, Florin Niță, pohoi se lojtarët e Kosoves vepruan duke e ditur se nuk kishin asnjë shans për të fituar. “Ne donim të luanim, shpresoj se do të jetë një vendim i favorshëm për ne. Më vjen mirë që nuk pësova gol. Nuk di çfarë të them, nuk dua të flas në emër të tyre, por nuk është mirë ajo që ndodhi sepse donim ta përfundonim lojën.
Ne u ngrohëm në fushë, me shpresën se ndeshja do të vazhdonte. Fatkeqësisht, nuk kam çfarë të komentoj, nuk kam hasur kurrë në një situatë të tillë. Nga minuta e parë deri në minutën e fundit ata prisnin vetem një kor per te vepruar, por nuk dëgjova asgjë. Nuk e prisja të dilnin. Unë në fakt i pyeta se çfarë ndodhi. Mendova se ishte pas sherrit të Denis Alibecit.
Të gjithë sakrifikuam, punuam, më vjen mirë që bëmë një punë të mirë. Falënderoj tifozët nga zemra që brohoritën emrin tim, por ata duhet të mbështesin të gjithë ekipin, jo vetëm një lojtar.
Falënderoj Zotin që arritëm të mos e humbnim këtë ndeshje. Shpresojmë të jemi të kujdesshëm në të ardhmen. Duhet të aspirojmë më lart dhe të mos kënaqemi me më pak”, tha Florin Niță, në Primasport.