Sipas El Nacional, sulmuesi i Barcelona-s, Robert Lewandowski i ka thënë presidentit Joan Laporta që të mos bëjë lëvizje për Erling Haaland ose Viktor Gyokeres.
Polaku i ka konfirmuar Laporta-s angazhimin e tij ndaj objektivave të ekipit, duke pohuar gatishmërinë dhe aftësinë e tij për të luajtur në nivelin më të lartë edhe në vitet e ardhshme.
Lewandowski është kthyer të shkëlqejë nën drejtimin e Hansi Flick, teksa kryeson listën e golashënuesve në La Liga këtë sezon (14). Ai ka shënuar 19 gola dhe ka dhënë dy asiste në 17 paraqitje në të gjitha garat.
Pavarësisht formës mbresëlënëse të Lewandowski-t, bordi i Barcelona-s po konsideron të forcojë sulmin e ekipit dhe thuhet se ka identifikuar Haaland të Manchester Cityt dhe Gyokeres të Sportingut.
Të dy lojtarët po shkëlqejnë në klubet e tyre përkatëse për momentin. Haaland është golashënuesi më i mirë në Premier League këtë sezon (12), ndërsa Gyokeres kryeson garën për këpucën e artë me 16 gola.