Gjatë intervistës së dhënë për “Corriere della Sera”, Gigi Buffon foli për rikthimin e tij te Parma: “Kam pasur ofertë nga Barcelona për portier të dytë.
Ideja për të luajtur me Messin, pas CR7, më pëlqeu, por një ditë isha duke vozitur dhe në radio dëgjova një këngë të Jovanottit, që e doja shumë dhe nuk e kisha dëgjuar për 10 vite. Kënga titullohet ‘Bella’ dhe ishte shenjë shtytjeje për t’u kthyer në Parma.
Çfarë lloji lojtari është Messi? Po kthehem pas te finalja e Champions League më 2015. Ndiej një dorë në shpinë: Gigi, a t’i shkëmbejmë fanellat tani? Ishte Messi. Të mëdhenjtë e vërtetë nuk dorëzohen kurrë.
Cristiano Ronaldo? Ne kemi pasur gjithmonë një marrëdhënie të mrekullueshme. Unë pashë tek ai forcë të madhe, gjithashtu një brishtësi, e cila dukej se lidhej me mungesën e babait, me rrugën e vështirë të cilën duhej të përballonte”.